Naim Rexhepi, ushtrues detyre i drejtorit në ndërmarrjen publike komunale "Direkcioni për Ndërtim" në Bujanoc
Me 23 vota pro dhe asnjë kundër, Naim Rexhepi, është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të ndërmarrjes "Direkcioni për Ndërtim" në Bujanoc.Gjatë sencës së ditës së martë kuvendi komunal i Bujanocit, pos pikave të shumta me shumicë votash të këshilltarëve zgjodhi ushtruesin e detyrës së drejtorit të ndërmarrjes “Direkcioni për Ndërtim” nga rradhët e PVD-së.
Deri më tani këtë ndërmarje publike komunale e ka udhëhequr Agim Haliti.